Dërgon marihuanë në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, arrestohet një grua

Dërgon marihuanë në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, arrestohet një grua

25 shtator 2017 14:32

Dje në Qendrën korrektuese në Lipjan është arrestuar një grua.

“Është arrestuar e dyshuara pasi që gjatë vizitës që i kishte bërë një të burgosuri, në gjësendet e saj është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme