Tre të arrestuar në Mitrovicë për vrasje në tentativë

Tre të arrestuar në Mitrovicë për vrasje në tentativë

25 shtator 2017 13:10

Dje në orët e pasdites ka ndodhur një zënkë në Mitrovicë, me ç’rast ka mbetur i plagosur një 27 vjeçar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se njësitë relevante policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima R. Xh, plagosja e të cilit dyshohet se është kryer me armë e zjarri.

Viktima është trajtuar në spitalin rajonal në Mitrovicë, e më pas është dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të dyshuar S. D. 26 vjeçar, A. D. 30 vjeçar dhe A. D. 25 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pushkë automatike si dhe 32 gëzhoja.

Pas procedurave intervistuese tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme