Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

24 shtator 2017 10:46

Vdekje të dyshimtë e ka kategorizuar Policia e Kosovës atë të 19 shtatorit në Ferizaj.

Rreth orës 23:00, një person ka ndërruar jetë në oborrin e tij. Policia, në raportin 24 orësh njofton se trupi i pajetë i tij shkon për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“ Viktima mashkull K/Shqiptar dyshohet se në oborr të shtëpisë ishte rrëzuar në tokë dhe pas incidentit shoku i tij e ka dërguar në qendrën emergjente Ferizaj ku me pas është transportuar në QKUK – Prishtinë, dhe sipas mjekëve ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion që të vërtetohet shkaku i vdekjes”, thuhet në raport, përcjell Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme