Sulmojnë punonjësin e KEDS-it, arrestohen Foto ilustrim

Sulmojnë punonjësin e KEDS-it, arrestohen

24 shtator 2017 10:24

Dy persona janë arrestuar në Podujevë dje në orën 16:26, pasi kanë sulmuar punonjësin e KEDS-it.

Lajmin e bën me dije Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar punëtorin e Kompanisë KEDS-i gjersa ishte në kryerje të detyrës”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net. “Viktima ka pësuar lëndime trupore për te cilat ka pranuar tretman mjekësor në urgjencën e Podujevës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili urdhëron qe rasti te shkon ne procedurë të rregullt”, thuhet më tej aty.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme