Dy persona janë arrestuar në Podujevë dje në orën 16:26, pasi kanë sulmuar punonjësin e KEDS-it.
Lajmin e bën me dije Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar punëtorin e Kompanisë KEDS-i gjersa ishte në kryerje të detyrës”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net. “Viktima ka pësuar lëndime trupore për te cilat ka pranuar tretman mjekësor në urgjencën e Podujevës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili urdhëron qe rasti te shkon ne procedurë të rregullt”, thuhet më tej aty.