Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Suharekë sekuestrohet një armë dhe drogë

Mbrëmë , policia në Suharekë ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në një lokal të basteve në Grejkoc të Suharekës një person dyshohet të jetë i armatosur.

Policia e Kosovës njofton se një patrullë ka dalë për verifikim të informatës ne vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të ushtruar ndaj dy të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë e llojit “Ekol special 99” e kalibrit 7.65mm me dy fishekë në karikator; një boks metalik dhe një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuanë dhe tek tjetri është gjetur një vegël gjysmë çekan gjysmë sëpatë dhe sasi e substancë së dyshuar për narkotik, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor. Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.