Një fëmijë sulmohet nga qentë endacakë në Emshir Foto: Ilustrim/Koha

Një fëmijë sulmohet nga qentë endacakë në Emshir

23 shtator 2017 18:44

Sot rreth orës 18:00 në Lagjen Emshir, Prishtinë, një fëmijë është sulmuar nga qentë endacakë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha për Koha.net se fëmija është dërguar në QKUK, por se nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një rast në lagjen Emshir, ku një fëmijë është sulmuar nga qentë endacakë. Personi i lënduar është dërguar menjëherë në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Koha.net ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënës në QKUK, por qasja ka qenë e pamundur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme