Djeg qëllimisht një dhomë, arrestohet

Djeg qëllimisht një dhomë, arrestohet

23 shtator 2017 13:49

Në Mitrovicë, në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, dje rreth orës 12:30, një burrë i ka vënë flakën një dhome, derisa Policia e Kosovës dyshon se këtë e ka bërë qëllimisht.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që, i njëjti dyshohet se qëllimisht ka djegur një dhomë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme