Ndryshohet aktgjykimi për 38 të dyshuar për vepra penale

Ndryshohet aktgjykimi për 38 të dyshuar për vepra penale

22 shtator 2017 14:15

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 25.07.2017, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

Aktvendimi me anë te të cilit ishte hedhur si e parregullt aktakuza kundër 38 të akuzuarve është NDRYSHUAR, dhe çështja i është kthyer shkallës së parë në mënyrë që të vazhdohet me shqyrtimin fillestar.

Sipas aktakuzës së prokurorisë Q.M., H.D., V.G., Q.S.,I.R.,M.N.,M.K., F.H., D.B.,A.H., R.M., S.Sh., G.K.,Sh.Q.,M-C.Sh., I.F., B.M., H.I., F.O. ,H.A., S. Xh., Q.L., E.B., A.M., N.S., Z.F., A.M. dhe N.J. akuzohen për shkak të veprave penale Krim i organizuar, nga neni 274 i Kodit Penal të Kosovës, lidhur me veprat penale Shpërdorim i pozitës zyrtare, apo autoritetit zyrtar nga neni nga neni 339 i këtij kodi. Ndërsa B.K., A.P., Rr. H., F.Z., S.I., N.M. ,M.A., B.G., A.A., dhe A.S. për shkak të veprës penale Krim i organizuar neni 274, lidhur me Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi, nga neni 236 i të njëjtit ligj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme