Arrestohet edhe një person për përleshjen te rruga “B”

Arrestohet edhe një person për përleshjen te rruga “B”

21 shtator 2017 21:02

Një dëshmitar ka thënë për Koha.net se policia ka arrestuar edhe një person për përleshjen e djeshme në rrugën “B” në Prishtinë.

Si pasojë e përleshjes me armë të mërkurën tre persona kishim mbetur të lënduar. Dy nga këta tre të lënduar ishin të therur me thika, ndërsa një tjetër kishte lëndime nga goditjet me mjet të fortë. Këtyre të lënduarve pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të Shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Rasti është inicuar si vrasje në tentativë dhe lëndim trupor.

Dega e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës nuk ka hapur telefonin në thirrjet e Koha.net, ndërsa zëdhënësit e qendrës kanë thënë se nuk mund të japin informata, pasi hetimet po zhvillohen nga Dega e Policisë për Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme