Rrugët e përgjakura

21 shtator 2017 19:22

Një vit ka kaluar nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Ligjin për Rregullat e Trafikut.

Megjithatë, nga rrugët e Kosovës, me tepricë ka pasur lajme për aksidente me fatalitet, raporton KTV.

Nga janari deri në gusht të këtij viti, 85 persona kanë humbur jetën në 76 aksidente të ndryshme. Krahasuar me vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë, sipas statistikave të Policisë, numri është për 14 më i madh.

Gjithashtu edhe numri i të lënduarve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka qenë më i lartë për 387, megjithëse numri i aksidenteve ka rënë për 756 sosh.

Policia e Kosovës ka shqiptuar hiq më pak se 55 mijë gjoba më shumë nga janari deri në gusht të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, por për të zbritur numrin e aksidenteve, kërkohet më shumë se vetëm angazhimi i Policisë.

Edukimi i mirëfilltë dhe rivlerësimi i poseduesve të lejeve të vozitjes, nga njohësit e fushës së komunikacionit shihet si një mundësi për të arritur qëllimin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme