Një muaj paraburgim për kanosësin e ish-bashkëshortes

Një muaj paraburgim për kanosësin e ish-bashkëshortes

21 shtator 2017 15:43

Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale A.K. që do të llogaritet prej datës së arrestimit 19.09.2017 nga ora 11:00, dhe do të zgjasë deri më datën 19.10.2017, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

I pandehuri me iniciale A.K. dyshohet se me datën 19.09.2017 rrethe orës 09.15 minuta në Prizren, në rrugën “Adem Jashari”, seriozisht e kanos të dëmtuarën me iniciale L.T. ish- bashkëshorten e tij, në momentin që e vëren të dëmtuarën, me mjet të rrezikshëm – thikë e kanos duke ia drejtuar të njëjtën dhe duke e kanosur me fjalë, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme