Kronikë

Konfiskohet një armë në Vushtrri

Vushtrri, 21 shtator - Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në qytetin e Vushtrrisë, sot është konfiskuar një armë zjarri, njoftoi Fexhrije Pllana, zyrtare për informim publik në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Mitrovicës.

Pasi rreth orës 02:45 ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, njësitë policore i janë venë në ndjekje automjetit të dyshuar dhe pasi kanë arritur ta ndalin, gjatë kontrollit të automjetit pasagjerit, nën ulëse, i është gjetur një armë me tytë të shkurtër me një karikator.

që i dyshuari F.P., 27 vjeçar nuk posedonte leje të armës, si provë materiale policia ka konfiskuar nga i dyshuari armën e tipit ‘Crvena Zastava’ dhe një karikator të zbrazët.

Personi i dyshuar, F.P., 27 vjeçar, është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të Shtetit është liruar në procedure të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.

Fexhrije Pllana

Zyrtar për Informim Publik

Drejtoria Rajonale e Policisë, Mitrovicë