Dy grekë arrestohen në afërsi të kufirit me mbi 100 kg kanabis shqiptar

Dy grekë arrestohen në afërsi të kufirit me mbi 100 kg kanabis shqiptar

21 shtator 2017 12:23

Dy shtetas grekë janë arrestuar paraditen e të enjtes në vendin e quajtur Eklisohori, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, bën të ditur oranews..

Të dy ata, të moshës 42 dhe 31 vjeç u ndaluan ndërsa po lëviznin me makinë pranë rrugës nacionale Janine- Igumenicë.

Nga kontrolli u gjeten 12 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 107,850 kilogramë.

Nga hetimet e para rezultoi se ata e kishin marrë drogën në dorëzim në afërsi të kufirit të gjelbër, prej personash që e kishin sjellë nga toka shqiptare.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës drogën, si dhe automjetin që ishte në pronësi të 42 vjeçarit.

Të dy ata u përcollën në prokurorinë e Igumenicës, të akuzuar për transport dhe posedim droge me qellim trafikimin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme