Përleshje në Prishtinë, dy të lënduar

Përleshje në Prishtinë, dy të lënduar

20 shtator 2017 18:37

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje në Prishtinë.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Policia e Kosovës, që ka thënë se ngjarja ka ndodhur në Rrugën B rreth orës 17:30. Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë transportuar në QKUK.

“Në ora 17:25, në një lokal në ‘Rrugën B’ ka ndodh një përleshje mes dy grupeve. Nga përleshja ka të lënduar dyshohet nga një thikë dhe nga kondaki i një arme-revoleje. Të lënduarit janë transportuar për në QKUK. Njësitë policore relevante janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme