Arrestohet i dyshuari për përdhunimin e një të miture në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet i dyshuari për përdhunimin e një të miture në Prishtinë

20 shtator 2017 14:10

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të martën në orën 02:03, kur ankuesja femër K/Shqiptare (e mitur) ka njoftuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte futur në veturë viktimën pa dëshirën e saj dhe e ka keqpërdorur seksualisht.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme