Në Milano arrestohen 9 shqiptarë e 1 italian, nga droga 2 milionë euro

Në Milano arrestohen 9 shqiptarë e 1 italian, nga droga 2 milionë euro

20 shtator 2017 10:28

Policia e Milanos ka çuar prapa hekurave 9 shqiptarë dhe një italian, si pjesë e dy familjeve që drejtonin trafikun dhe shpërndarjen e drogës në shumë vende të qytetit industrial.

Media italiane sqaron se familjet në fjalë kontrollonin një pjesë të madhe të trafikut të drogës dhe policisë i janë dashur 8 muaj hetime për të arritur deri në arrestimin e eksponentëve të krimit.

Familjet operonin në Volla Cortese dhe San Giorgio su Legnano, zona në qytetin e Milanos. Policia madje ka arritur të vërë në duart e saj një libër llogarish, ku tregohej me përpikmëri se çfarë ishte shitur deri më tani dhe fitimet e bëra. Media italiane shkruan se banda kishte sjellë një fitim prej rreth 2 milionë eurosh.

Në pranga kanë përfunduar 9 shqiptarë dhe një italian, ndërsa moshat e tyre variojnë nga 22 deri në 54 vjeç. Sipas Shekullit, që transmeton njoftimet, media italiane nuk bën ende të ditur emrat e familjeve të drogës

Komentet

Shto koment

Të ngjashme