Kukësania 17 vjeçe e denoncuar si e zhdukur, gjendet e varur me litar Foto: Ilustrim

Kukësania 17 vjeçe e denoncuar si e zhdukur, gjendet e varur me litar

20 shtator 2017 10:00

Një 17-vjeçare e cila u denoncua e zhdukur nga babai i saj është gjetur e varur me litar. Ngjarja ka ndodhur në Kukës, ku vajza u gjet e pajetë gjatë kontrollit në territorin e fshatit Pisë, bën të ditur oranews.

Policia thotë se “adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa.”

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetëvarur.

Ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme