Aksidentohet një automobil ushtarak i KFOR-it

Aksidentohet një automobil ushtarak i KFOR-it

18 shtator 2017 17:52

Një automobil ushtarak i KFOR-it është rrokullisur në Kaçanik, pas një përplasje me një veturë të tipit Mercedes.

Policia e Kosovës rajoni i Ferizajt ka thënë për Koha.net se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime të lehta.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, rajoni i Ferizajt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme