Të dyshuarit për vrasjen e 16-vjeçarit dalin para Gjykatës

Të dyshuarit për vrasjen e 16-vjeçarit dalin para Gjykatës

18 shtator 2017 17:20

Dy të dyshuarit për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka kanë dalë para gjykatës. Bëhet fjalë për të dyshuarit G.H. dhe R.G., të dy të mitur.

Ata janë duke u marrë në pyetje nga gjykatësja Elife Uka, raporton Kallxo.com.

Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën rreth orës 11:00 në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë.

Dje, ndërkaq, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me këtë vrasje.

Bëhet fjalë për dy të mitur, një djalë dhe një vajzë.

Të vizituar nga zyrtarë të KMDLNj-së, dy të arrestuarit, njëri 16 e tjetri 15-vjeç, nuk kishin ndonjë vërejtje për sjelljen e policisë gjatë arrestimit dhe të stafit të Qendrës së ndalimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme