Bosi i mafies italiane arrestohet bashkë me tre shqiptarë

Bosi i mafies italiane arrestohet bashkë me tre shqiptarë

18 shtator 2017 11:59

Bosi i mafies italiane i arrestuar është një prej pjesëtarëve të familjes mafioze milaneze, të lidhur me klanin e Ndraghetës.

Luigi Pompeo 42 vjeç, djali i bosit të mafies Rocco Agostino Pompeo, u arrestua në veri të Milanos së bashku me tre shqiptarë, transmeton tvklan.al raportimet.

Ata u arrestuan me akuzën e krijimit të një organizate kriminale dhe trafik droge.

Në një apartament që përdorej prej tyre, policia gjeti 50 kg marijuanë, 12 mijë euro të falsifikuara me prerje 50 euro dhe 8800 euro të falsifikuara me prerje 100 euro.

Ndërkohë, shqiptarët e arrestuar janë Eduard Korkaj, 31 vjeç, Anxhelo Malollari, 30 vjeç, dhe vëllai i tij Igli Malollari ,18 vjeç.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme