Arrestohet personi që vodhi ari dhe 100 euro në një shtëpi

Arrestohet personi që vodhi ari dhe 100 euro në një shtëpi

18 shtator 2017 10:16

Është arrestuar i dyshuari që me datë 15 të këtij muaji, në një shtëpi në fshatin Uglar, Graçanicë, ka hyrë në një shtëpi dhe ka vjedhur stoli ari dhe 100 euro.

“Njësia policore ka arrit të arrestojë të dyshuarin dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme të stolive të arit dhe disa orë dore”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme