Një 15 vjeçar humb jetën në një aksident në rrugën “Donald Trump”

Një 15 vjeçar humb jetën në një aksident në rrugën “Donald Trump”

17 shtator 2017 18:48

Në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ndodhi një aksident me pasojë vdekjen e një 15 vjeçari.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i mjetit, një tjetër 15 vjeçar, humbi kontrollin e mjetit në të cilin kishte si pasagjerë tre të mitur, të cilët kanë pësuar lëndime.

15 vjeçar, ishte pasagjer në makinë dhe humbi jetën rrugës për në spital, raporton tch.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme