Kronikë

Godet policin me veturë, e sulmon atë – më në fund arrestohet

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në orën 14:40 në Prishtinë ka ndodhur një rast i “sulmit ndaj personit zyrtar”.

Sipas PK-së, njësiti policor ka tentuar të ndalojë një veturë me targa lokale, mirëpo drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe me pasqyrë të veturës ka goditur një zyrtar policor.

“Njësiti policor më pas ka arritur ta ndalojë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Në një çantë të cilën e posedonte i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator dhe 15 fishekë”, thotë Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.