Kronikë

Raport i KTV-së për vrasjen e 16 vjeçarit në Prishtinë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Një 16-vjeçar është gjetur i vrarë rreth orës 11 të paradites së sotme.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florije Ahmeti, e ka konfirmuar rastin, duke thënë se bëhet fjalë për vrasje, raporton KTV.

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se një person është i shtrirë në tokë afër një kioske në rrugën “Gjon Serreqi”. Në atë lokacion ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe ka konstatuar që personi është i vdekur. Viktima është A.Z. 16 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas Ahmetit, njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Rasti nga prokurori është cilësuar si vrasje e rëndë.