6 vjeçi në Deçan ia vë flakën hambarit, shkakton dëm në vlerë 17 mijë euro Foto ilustrim

6 vjeçi në Deçan ia vë flakën hambarit, shkakton dëm në vlerë 17 mijë euro

16 shtator 2017 11:51

Një objekt është përfshirë nga zjarri në Deçan.

Rreth orës 09:20, të së premtes, Policia e Kosovës ka marrë informatën se është përfshirë nga zjarri një objekt përcjellës i shtëpisë pronë e ankuesit mashkull shqiptar.

Si pasojë e zjarrit është djegur ushqim bagëtish si dhe gjësende e mjete makinerie të bujqësisë .Vlera e dëmeve arrin rreth 17 mijë euro.

Njësiti i zjarrfikësve dhe disa qytetarë kanë arritur ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një fëmijë 6 vjeçar (nip i ankuesit).

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme