Në mbajtje personi që goditi fillimisht me makinë e më pas edhe fizikisht policët Foto ilustrim

Në mbajtje personi që goditi fillimisht me makinë e më pas edhe fizikisht policët

16 shtator 2017 11:30

Policia e Kosovës raporton se një njësia policore ka tentuar ta ndalojë veturën Mercedes, mirëpo drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe ka goditë me pasqyrë të veturës një zyrtar policor.

Njësiti policor ka arrit të ndalë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar dhe gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Zyrtarët policorë kanë arrit të vënë situatën nën kontroll, ku gjatë kontrollit në një çante të cilën i dyshuari e kishte hedhur në tokë është gjet dhe konfiskuar një armë Zastava e cal.7.65 me një karikator dhe 15 fishekë, përcjell Koha.net. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme