Arrestohet 31-vjeçari në Vushtrri për “vrasje në tentativë” Foto: Ilustrim/Koha

Arrestohet 31-vjeçari në Vushtrri për “vrasje në tentativë”

15 shtator 2017 16:26

Sot rreth orës 06:03, në rrugën ‘’Isë Mehmeti” në Vushtrri, është arrestuar një person, i dyshuar për rastin “vrasje në tentativë”.

Policia e rajonit të Mitrovicës, ka njoftuar se Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me NJRSH dhe me një njësi nga Stacioni Policor Vushtrri, me Urdhër-kontrollin me numër UGJK.nr.41/17, të lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë, sot në orët e mëngjesit kanë bastisur shtëpinë e personit G.S., 31 vjeçar, dhe njëkohësisht kanë arrestuar të dyshuarin në fjalë i cili ka qenë në arrati nga data 26.05.2017 lidhur me rastin “vrasje në tentativë”, transmeton Koha.net.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit G.S., 31 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme