Konfirmohet vdekja e kryetarit dhe e kryesuesit të Ranillugut në një aksident në Serbi Foto: Ilustrim

Konfirmohet vdekja e kryetarit dhe e kryesuesit të Ranillugut në një aksident në Serbi

15 shtator 2017 15:51

Sot në afërsi të Nishit, Serbi, në një aksident trafiku kanë humbur jetën kryetari i komunës së Ranikllugut Gradimir Mërkiq dhe kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune Sasha Aleksiq, njofton portal kossev, transmeton Koha.net.

Lajmin për këtë vdekje e ka konfirmuar Policia serbe nga rajoni i Nishit.

E lënduar në këtë aksident ka mbetur bashkëshortja e kryetarit të Ranillugut Vesna Mikiq.

Mikiq e cila ishte deputete e Kuvendit të Kosovës është dërguar për trajtim në spitalin e Nishit.

I plagosur ka mbetur edhe Davor Petkoviq, drejtor për shëndetësi në komunën e Ranillugut. Që të dy janë janë rrezikut për jetën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme