Në aksident te Nishi dyshohet të ketë vdekur kryetari i Ranillugut

Në aksident te Nishi dyshohet të ketë vdekur kryetari i Ranillugut

15 shtator 2017 15:32

Në një aksident trafiku në afërsi të Nishit, në Serbi në të cilin jo zyrtarisht merret vesh se jetën e ka humbur kryetari ik komunës së Ranillugut Gradimir Mërkiq, njofton portali nishke vesti, trasnemton Koha.net.

Në këtë aksident ka vdekur edhe një person tjetër.

Aksenti ka ndodhur afër Doljevcit, në autostradën Nish - Leskoc

Sipas portalit serb, aksidenti ndodhi pasi vetura doli nga rruga.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen e një burrë dhe një grua që u lënduan rëndë në të , janë dërguar në Qendrën e klinikave në Nish.

E lënduar në këtë aksident ka mbetur bashkëshortja e kryetarit të Ranillugut, Vesna Mikiq. Mikiq e cila ishte deputete e Kuvendit të Kosovës është dërguar për trajtim në spitalin e Nishit.

I plagosur ka mbetur edhe Davor Petkoviq, drejtor për shëndetësi në komunën e Ranillugut. Ndërkaq, që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme