Policia: I plagosuri në Pejë, i dyshuar për veprën “vrasje në tentativë”

Policia: I plagosuri në Pejë, i dyshuar për veprën “vrasje në tentativë”

15 shtator 2017 15:01

Përmes një kumtese për medie, Policia rajon le e Pejës ka dhënë detaj të reja lidhur me vrasjen që ndodhi në Pejë, transmeton Koha.net.

Në kumtesë thuhet se ë lidhje me rastin e ‘Vrasjes së rëndë’, e cila ka ndodhur me datën 14 shtator 2017 në qytetin e Pejës, gjatë zhvillimit të hetimit hetuesit policor pasi që kanë intervistuar dëshmitaret dhe pas ekzaminimit – vend shikimit të vendit të ngjarjes,është vërtetuar se viktima F.G.( i plagosuri i cili gjendet nën përkujdesje mjekësore, është edhe i dyshuar për veprën e ‘Vrasjes në tentativë “ dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”.

I njëjti ndodhet në spitalin Rajonal të Pejës në dhomën intensive në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me vendim te Prokurorit ndaj të njëjtit do te vazhdohet me procedure të rregullt.

lexoni edhe: Vrasje dhe plagosje në Pejë edhe Arrestohet personi që vrau me sëpatë 81 vjeçin e plagoi me armë djalin e tij

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme