Kronikë

Burgimin gjashtë mujor i shndërrohet në gjobë 3000 euro

Descriptive Text

Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i përgjithshëm penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale L.K. nga fshati Xërxe KK - Rahovec dhe e ka shpallur fajtor për shkake se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 parag.1 p.1.1 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 muajve, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

Pas shpalljes së aktgjykimit i akuzuari me mbrojtësin e tij i propozojnë gjykatës me pëlqimin e të njëjtit zëvendësimin e dënimit me burgim në dënimin me gjobë në kuptim të nenit 47 të KP-së. Gjykata duke e aprovuar pëlqimin e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij për zëvendësimin e dënimit me burg në dënim me gjobë në kuptim të nenit 47 të KP-së, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, gjykata e zëvendëson në dënimin me gjobë në shumën prej (tremijë) 3.000 euro.

I akuzuari me iniciale L.K. me datën 06.08.2017 rrethe orës 03:10 minuta pas mesnate në Prizren në vendin e quajtur Marash ku mbahet “Doku Fest” i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit me iniciale L.S., duke kërkuar nga i njëjti fillimisht që të largohet nga mbrojtëset të cilat e ndanin binën ku ishin këngëtarët, e më pas e godet me grusht në pjesën e syrit të djathtë,me këtë veprim të dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore.