Falsifikatori në burg

Falsifikatori në burg

15 shtator 2017 12:49

Njësitet Kundër Krimeve Ekonomike pas grumbullimit të dëshmive me 14.09.2017 kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar.

Ai, njofton Policia e Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme ka falsifikuar dokumente nga evidenca e personave, ka vulosur dhe nënshkruar certifikata në emër të Gjykatës Themelore Gjilan, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë konfiskuar: një llap-top dhe disa dokumente të dyshuara. Me urdhër te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme