E dehura pengon zyrtarët policorë

E dehura pengon zyrtarët policorë

15 shtator 2017 11:11

Në Lapna Selo mbrëmë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj, njofton Policia e Kosovës .

Ajo, transmeton Koha.net, në gjendje të dehur ka refuzuar që ta lirojë lokalin pas përfundimit të orarit të punës.

E dehura ashtu ka penguar edhe zyrtarët policorë duke i ofenduar dhe kanosur. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme