Mjekët tregojnë detajet për dy viktimat e sotme në Pejë

Mjekët tregojnë detajet për dy viktimat e sotme në Pejë

14 shtator 2017 19:59

Drejtori i Spitalit në Pejë, Skënder Dreshaj, ka treguar për Koha.net detajet lidhur me dy viktimat e sotme në Pejë.

Të enjten në Pejë një person ka vrarë një të moshuar si dhe ka plagosur djalin e tij.

Në spitalin e Pejës viktimat janë pranuar rreth orës 15.00 dhe siç thotë Dreshaj, pacienti në moshë ka ardhur pa shenja jete me lëndim të rëndë në kokë të shkaktuar si duket nga sëpata.

Me gjithë përpjekjet e ekipit të mjekëve, sipas Dreshajt, viktima ka ndërruar jetë.

Derisa pacienti tjetër siç tha Dreshaj ka qenë i plagosur me armë zjarri dhe gjatë operacionit atij i janë hequr katër plumba.

Dreshaj tha se pacienti ka pasur dy plumba në stomak e dy plumba në kraharor. Pas internimit kirurgjik pacienti sipas Dreshajt është jashtë rrezikut për jetë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme