Vrasje dhe plagosje në Pejë

Vrasje dhe plagosje në Pejë

14 shtator 2017 18:42

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur të enjten pasdite në Pejë.

Siç mëson Koha.net, rasti ka ndodhur në lagjen Dardania.

Mësohet se ishin sulmuar babë e bir, me ç’rast babai ka mbetur i vdekur ndërsa i biri i tij i plagosur. I plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka thënë shkurt se së shpejti do të dalë me një njoftim zyrtar për media.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme