Një muaj paraburgim të dyshuarve për transportim të 135 kg narkotikë

Një muaj paraburgim të dyshuarve për transportim të 135 kg narkotikë

14 shtator 2017 15:06

Ferizaj – 14 shtator 2017 - Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP/I.nr.144/17, të datës 13 shtator 2017, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit V.Z dhe F.A. shtetas të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit dyshohet se në fshatin Bibaj – Komuna e Ferizajt, pa autorizim, kanë përgatitur për transport dhe shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga Njësiti i DHTN në Ferizaj, në një depo që bënë grumbullimin dhe transportimin e mallrave për në shtetet perëndimore, janë gjetur dhe sekuestruar njëqind e tridhjetë e pesë (135) kg substanca narkotike të dyshuara të llojit marihuanë, e cila ka qenë e fshehur në katër dhjetë (40) copë dyer, të përgatitura për eksport.

Me këto veprime të pandehurit V.Z dhe F.B. dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.2 pika 1.2.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurve V.Z dhe F.A, u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dhe atë prej datës së arrestimit 12 shtator 2017 dhe do të zgjas deri më 11 tetor 2017.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme