Mbyllet lokali ku dyshohet të jenë helmuar nxënësit në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Mbyllet lokali ku dyshohet të jenë helmuar nxënësit në Mitrovicë

14 shtator 2017 12:49

Inspektorati sanitar tashmë ka mbyllur lokalin fastfood "Oki" ku dyshohet se kanë ngrënë tost të helmuarit dje.

Nga helmimi janë prekur 116 persona nga të cilët 80 kanë kërkuar ndihmë emergjente.

Sot simptoma të helmimit kanë pasur 16 persona, tetë prej të cilëve janë dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Janë marrë të gjitha mostrat e ushqimit, dhe strishat e punëtorëve të cilat janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik për analiza. Brenda 24 orëve pritet edhe rezultati i disa analizave ndërsa ato të ushqimit pas 48 ose 72 orëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme