Arrestohet motoçiklisti në Prishtinë, i iku policisë pas aksidentit dhe iu gjet substancë e dyshimtë

Arrestohet motoçiklisti në Prishtinë, i iku policisë pas aksidentit dhe iu gjet substancë e dyshimtë

13 shtator 2017 21:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën pasdite në rrugën “Tirana” në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë ka arrestuar një motoçiklist, që kishte ikur pas një aksidenti të cilin e kishte shkaktuar.

Sipas njoftimit nga policia, motoçikleta që ishte pa tabela ishte përplasur me një automjet. Menjëherë pas përplasjes motoçiklisti kishte provuar të ikte, por policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë atë.

Policia ka treguar se motoçiklisti i ka rezistuar arrestimit, ndërsa më pas atij i është gjetur edhe substancë e dyshuar.

“I dyshuari i ka rezistuar arrestimit duke iu shkaktuar lëndime të lehta dy zyrtarëve policorë. Gjatë kontrollimit të motoçikletës, në bagazhin e saj është gjetur sasi e dyshuar e materialit/substancës që mbetet të verifikohet nga njësitet kompetente, ndërsa rasti i aksidentit të trafikut procedohet sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme