Sot, me datën 12 Shtator 2017, rreth orës 06:10, në fshatin ‘’Llaushë’’ në Skenderaj, është konfiskuar një pushkë e gjuetisë.
Njësitë policore, me urdhër të Gjykatës, kanë bastisur shtëpinë e personit Q.L., 59 vjeçar. Gjatë bastisjes është gjetur një pushkë gjuetie dy tytëshe e prodhimit turk, me numër serik 142470, të cilës i kishte skaduar afati i lejes së mbajtjes e cila edhe është konfiskuar .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu është arrestuar i dyshuari Q.L., 59 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për vepër penale ‘Mbajtje në Pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.