Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Gjakovë

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Gjakovë

11 shtator 2017 14:11

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm me fatalitet në Gjakovë, ku humbi jetën një 79-vjeçar.

“Në orën 11:20 në rrugën magjistrale Gjakovë- Prishtinë në fshatin Mrasorë ka ndodhur aksident i rëndë komunikacioni ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë janë lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Koha.net.

Policia thotë se deri te aksidenti ka ardhur përderisa një automjet udhëtarësh hyn në tejkalim në mënyrë të pasigurt me ç’rast godet një automjet tjetër në lëvizje i cili ishte në krahun e kundërt e pastaj përplaset drejtë për së drejti edhe në automjetin tjetër i cili po ashtu ishte në drejtim të kundërt.

Me këtë rast ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ngasësi i automjetit I.B 79-vjeçar, që ka shkaktuar aksidentin dhe janë lënduar 8 të tjerë e që janë dërguar në qendrat Emergjente në Gjakovë dhe Pejë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme