Gjendet trupi i pajetë i një 71-vjeçari në lumin Erenik Foto: Ilustrim/Koha

Gjendet trupi i pajetë i një 71-vjeçari në lumin Erenik

11 shtator 2017 11:03

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00 në lumin Erenik në Gjakovë është gjetur trupi i pajetë i një 71-vjeçari.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Komandanti i policisë në Gjakovë, Krist Gjoka, i cili ka treguar se i ndjeri ishte peshkatar.

“Dje rreth orës 14:00 në lumin Erenik është gjetur trupi i pa jetë i një 71-vjeçari. Njësiti policor dhe të gjitha njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai për Koha.net.

Gjoka ka treguar për portalin se vdekja e tij është shkaktuar aksidentalisht, duke treguar se pasi ishte peshkatar, gjatë asaj kohe ishte duke punuar me një rrjetë për peshq.

Gjoka ka shtuar se njësiti i zjarrfikësve e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi, ndërsa autoambulanca trupin e pa jetë e ka dërguar në IML për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme