I dehuri kërcënon familjarët në Pejë: Do ju pres me motorsharrë

I dehuri kërcënon familjarët në Pejë: Do ju pres me motorsharrë

11 shtator 2017 10:17

Gjatë ditës së djeshme në Pejë, është arrestuar një mashkull për kërcënim ndaj familjarëve.

Në raportin e sotëm të policisë thuhet se ai në gjendje të dehur u ka bërë presion psikik anëtarëve të familjes, gjithashtu u ka thënë se “do t’i pres me motorsharrë”.

Policia ka njoftuar se pasi i është bërë ekzaminimi mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme