Kronikë

Aksidentalisht i vë zjarrin shtëpisë, lëndohet një grua

Raportohet se në Gllogoc një grua ka pësuar lëndime trupore pasi aksidentalisht i ka vënë zjarrin shtëpisë, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:30, përderisa e dyshuara është shqiptare me nënshtetësi të huaj.

“E dyshuara, grua shqiptare, me nënshtetësi të huaj nga pakujdesia i ka vënë zjarrin shtëpisë ku ishte duke banuar. E dyshuara ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.

Njësia policore është duke hetuar rastin.