Arrestohet një burrë në Graqanicë

Arrestohet një burrë në Graqanicë

10 shtator 2017 10:49

Një serb është arrestuar dje rreth orës 11:00 në Graqanisë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij, transmeton Koha.net.

“Në një fshat të Graqanicës është arrestuar i dyshuari, serb, pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij”, thuhet në komunikatë.

PK thotë gjithashtu se në shtëpinë e tij janë gjetur edhe armë, të cilat janë konfiskuar.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve policore në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me 520 fishek, si dhe një pistoletë TT me pesë fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme