Kërcënojnë Vuçiqin përmes Facebook-ut, arrestohen nënë e bijë

Kërcënojnë Vuçiqin përmes Facebook-ut, arrestohen nënë e bijë

09 shtator 2017 13:56

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se përmes Facebook-ut kanë kërcënuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Siç thuhet, arrestimi është bërë në bazë të urdhrit të gjykatës themelore në Krushevc dhe prokurorisë për kriminalitet teknologjik në Beograd.

Bëhet fjalë për D.M. (40) dhe vajza e saj M.A. (22) nga Jasika i Krushevcit.

Ato janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale rrezikim të sigurisë dhe sulm ndaj zyrtarëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme