Shefki Dalipi është gjetur i vdekur, në një pusetë të thellë 6 metra në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Viktima, sipas banorëve përreth, është pronar i tokës ku ndodhej puseta, njëherësh vend ku po bëhen ndërtime të larta. I moshuari, sipas policisë, ka dalë nga shtëpia në ora 10:30 dhe nuk është kthyer më.
“Trupi pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion, ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, është hapur rasti vdekje në rrethana të dyshimta”. Derisa policia thotë se po e heton rastin që e cilëson si vdekje në rrethana të dyshimta, familja e të ndjerit nuk ka dashur të prononcohet për ekipin e TV Artës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo