Kronikë

Konfiskohen 16 bimë narkotike të mbjella në vazo

Policia e Kosovës bën të ditur se ka konfiskuar 16 bimë narkotike të mbjella në vazo plastike në magjistralen Kaçanik – Glloboqicë.

“Njësitet policore gjatë realizimit të një plani operativ kanë gjetur dhe konfiskuar 16 bimë narkotike të mbjella në vazo plastike”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Në konsultim me prokurorin, janë marrë mostrat e bimëve dhe rasti është duke u hetuar, thotë pk.

Nuk raportohet për të arrestuar nga ky rast.