Kronikë

Shqiptari në Britani kapet me 43,000 paundë kanabis

Descriptive Text

“Kopshtari” Alban Balla u përpoq të mbillte një fabrikë të madhe të kanabisit dhe t’i dërgonte para familjes së tij në Shqipëri.

28 vjeçari u arrestua në Britani, pasi policia zbuloi më shumë se 200 bimë të kanabisit që u rritën në një shtëpi në Biddulph.

Zyrtarët gjetën 48 bimë në një dhomë gjumi, 40 në një tjetër dhe 118 në një aneks, së bashku me 330 fidanë.

Bimët kishin një vlerë me shumicë prej 43,000 paundë ose 76,000 paundë nëse shitej në tregun me pakicë.

Balla i tha policisë se ai ishte marrë atje nga disa shqiptarë, të cilët i premtuan se do t’i paguajnë atij 4.000 paundë kur bimët të jenë rritur, ndërsa kishte qëndruar për tri ditë atje.

Tani ai është dënuar me burg.

Prokurori Peter McCartney tha se policia bastisi shtëpinë më 12 qershor pas marrjes së një paralajmërimi.

Balla u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Gjykatësi Andrew Easteal e dënoi Ballën me 20 muaj burgim.