Angli, fshehu shqiptaren në motorin e makinës, dënohet trafikanti

Angli, fshehu shqiptaren në motorin e makinës, dënohet trafikanti

07 mars 2017 17:56

Një trafikant me origjinë moldave është dënuar me tre vite burg në Angli pasi u përpoq që të fuste në mënyrë të jashtëligjshme një shqiptare në Britani duke e fshehur në motorin e makinës së tij.

Fotoja e realizuar nga policia kufitare britanike, tregon kokën e gruas që dallohet në një hapësirë të veçantë të krijuar brenda pjesës motorike.

Rojet kufitare ndaluan furgonin tip Nissan ndërsa tentonte të hynte nga tuneli i linjës së trenit Channel që lidh Francën me Britaninë më 1 shkurt të këtij viti.

Trafikanti, Nicolae Chirvas, pranoi se kishte pasur dy persona në makinë dhe mohoi se kishte dijeni për gruan e fshehur në makinë, por hapësira e përshtatur për trafikim njerëzish tregon të kundërtën.

“Nuk dihet se sa kohë ka qëndruar në ato kushte gruaja shqiptare, e cila mund të ishte djegur nga nxehtësia e motorit apo të ishte mbytur nga tymi në makinë” ka deklaruar deputeti britanik Charlie Elphicke, duke shtuar se “kjo vjen për shkak gjendjes së dëshpëruar të emigrantëve për të hyrë në Britani dhe për këtë duhen ashpërsuar masat ndaj trafikantëve që përpiqen të përfitojnë”, raporton Daily Mail.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme